Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Hoti: Njohja nga Jeruzalemi, hap i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se asosacioni komunave me shumicë serbe në Kosovë është temë e mbyllur me marrëveshje në bazë të Kushtetutës së vendit. Hoti deklaroi se njohja nga ana e Jeruzalemit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës,.

Hoti u shpreh duke thënë se: “Asosiacioni i komunave me shumicës serbe është temë e mbyllur me marrëveshje ku janë vendosur edhe norma kushtetuese. Me këtë është pajtuar edhe pala serbe. Është obligim shtetëror i Kosovës. Sa i përket ambasadës në Jeruzalem, ne jemi vend i ri.

Ndër të tjera ai tha: “Ka ardhur një njohje e rëndësishme sepse hap një perspektivë tjetër në konsolidimin e Kosovës. Pjesë e marrëveshjes është edhe hekurudha Prishtinë-Durrës. Më vjen mirë që sot e nënshkruam një marrëveshje për këtë qëllim. Kjo hekurudhë e kthen portin e Durrësit në një port të rëndësisë strategjike”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet