Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Greva e urisë në burgun e Peqinit, “Eskobari i Ballkanit” shtrohet në spital

Klement Balili, apo siç njihet ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit” është shtruar në spitalin e Elbasanit, konfirmojnë burimet.

Mësohet se mjeku e ka përcaktuar diagnozën për Balilin “komplekse” dhe pas disa ekzaminimeve, skaner, analiza, ai është dërguar në spitalin e burgut në Tiranë.

Balili ka shfaqur shqetësime shëndetësore pasi ishte bërë pjesë e grupit të të burgosueve që kanë nisur grevë urie, në burgun e Peqinit, në regjimin 41Biss.

Mësohet gjithashtu se Arbjon Aliko. e ka lënë spitalin në Tiranë dhe është rikthyer në burgun e Peqinit.
Janë rreth 120 të dënuar në burgun e Peqinit që kanë hyre në grevë urie prej ditësh.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet