Gabriel Garko befason sërish: Kam qenë 11 vite i fejuar me një burrë

Showbiz
Gabriel Garko befason sërish: Kam qenë 11 vite i fejuar me një

Aktori i famshëm Gabrielo Garko, pak ditë më parë zbuloi publikisht se është homoseksual. Aktori shprehet se tani është i lirë të flasë për çdo gjë që ka ndodhur në jetën e tij.

48 vjeçari ka treguar ka qënë i fejuar për 11 vite me një burrë, të quajtur Riccardo, duke e mbajtur të fshehtë për kaq shumë kohë.

Ai thotë se nuk dëshiron të bëj publike identitetin e tij.

Familja e tij gjithmonë e dinte që ai ishte homoseksual. "Kam pasur lidhjen time të parë të dashurisë me një djalë të quajtur Riccardo. Isha me të për njëmbëdhjetë vjet.

Unë dhe Riccardo jetonim së bashku, por ishte një situatë e vështirë. Kur miqtë vinin për darkë, ai bënte sikur largohej dhe kthehej më vonë", u shpreh ai.

Gjithashtu, Gabriel foli edhe për të kaluarën me Eva Grimaldin, duke u shprehur se ishin së bashku për 8 vite, por mes tyre mungonte seksi.  "Eva dhe unë jetuam tetë vjet bashkë. Ne ishim një çift, mbase gjithçka që na mungonte ishte seksi. Ne e ndihmuam dhe e mbështetëm njëri-tjetrin. E doja aq shumë, por jo ashtu siç njerëzit mund ta imagjinojnë", tha aktori.

Më tej, Garko ka zbuluar se është në një lidhje, por pa treguar asgjë më shumë.

 

ME TE LEXUARAT