Është vajza biologjike e mbretit, skulptorja merr titullin princeshë e Belgjikës

Soft
Është vajza biologjike e mbretit, skulptorja merr titullin

Vajza jashtë martese e ish-mbretit belg Albert II, Delphine Bowl, ka fituar betejën gjyqësore për të marrë të njëjtat të drejat dhe titujt mbretërorë si fëmijët e tjerë të babait të saj.

Sipas këtij vendimi, artistes Delphine Bowl do t’i jepet titulli i Princeshës së Belgjikës.

52 vjeçarja e kishte çuar çështjen në gjykatën e apelit në Bruksel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fillim të muajit shtator, akovati i Boël tha se ajo po kërkonte të njëjtat të drejta si tre fëmijët e tjerë të Albert, Philippe, tani Mbreti i Belgjikës, Princi Laurent dhe Princesha Astrid.

Ndërsa, avokati i Albert thonte se asaj mund t’i jepet titulli “princeshë” vetëm me dekret mbretëror, jo nga një gjykatë.

Mbreti Albert pranoi se ai ishte babai i Delphine Bowl në janar të këtij viti, pasi kishte luftuar me pretendimin e saj për të marrë atësinë për rreth një dekadë.

Ai pranoi të kryente testin e ADN, duke e pranuar si vajzën e tij.  Nëna e Delphine, baronesha Sybille de Selys Longchamps, ka treguar se kishte një lidhje 18-vjeçare me Albertin, para se ai të ishte mbret.

Thashethemet për një fëmijë të paligjshëm u shfaqën për herë të parë në vitin 1999 në një biografi të paautorizuar për gruan e Albert, Mbretëreshën Paola, duke shkaktuar një skandal mbretëror dhe thashetheme të vazhdueshme mediatike në Belgjikë.

Pas vdekjes së vëllait të tij të madh në 1993, Alberti papritur erdhi në fron.

Ai mbajti këtë pozicion deri në korrik të 2013-ës, kur njoftoi se për shkak të shëndetit jo të mirë dhe u zëvendësua nga djali i tij, Philippe.

ME TE LEXUARAT