Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E keni ditur gabim, këto janë lëngjet që duhen shmangur për të rënë në peshë

Shpeshherë na ndodh që të bëjmë gabime edhe me lëngjet dhe të marrim më shumë glukozë sa trupi ka nevojë (sidomos kur nuk kemi njohuritë e nevojshme për sasinë që i nevojitet trupit tuaj).

Edhe pse nuk është surprizë, nutricionistët këmbëngulin që të bëjmë kujdes me sasinë e kripës dhe sheqerit, sepse janë kontribues të mëdhenj për të shtuar peshë, raporton “Daily Mail”.

Ndërsa lëngjet që nuk duhet të pish në darkë për të pasur një gjumë të qetë, por edhe për të mos shtuar më shumë kile, ndoshta janë surprizë.

Qëndro sa më larg qumështit.

Laktoza mund të shkaktojë probleme me tretjen, kur në fakt po përpiqesh të mos shtosh të tjera. Laktoza është sheqer dhe mund të shkaktojë edhe zgjim në mes të natës për shkak të urisë. Thjesht mos e bëj!

Mos konsumo kafe.

Kafja, siҫ dihet, nuk është ide e mirë për t’u pirë në darkë. Ashtu si qumështi, edhe kafja të mban zgjuar për një kohë të gjatë. Mungesa e gjumit bëhet shkak edhe për të ngrënë diҫka tjetër më vonë. Në vend të kafes, zgjidh ҫajin jeshil, ҫaj kamomili apo ҫajra të tjerë qetësues (pa sheqer), që ju ndihmojnë për të fjetur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet