Azerbajxhani nis ofensivën e madhe, pushton komanden e Forcave Speciale armene

Bota
Azerbajxhani nis ofensivën e madhe, pushton komanden e Forcave Speciale

Ushtria azere ka nisur një ofensivë të gjerë ushtarake në zonën e Nagorno Karabakh dhe territoreve që mbahen nga ushtria armene.

Mediat lokale raportojnë për një ofensivë në të gjithë vijën e frontit me qëllim rikthimin e kontrollit të Nagorno Karabakh tek Azerbajxhani.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në rrjete sociale janë hedhur foto të operacionit, ndërsa theksohet se është marrë edhe baza e forcave speciale të ushtrisë armene në rajon, e quajtur si “Komanda 193”.

Dy shtetet luftojnë prej një jave në Nagorno Karabakh.

Azerbajxhani kërkon largimin e forcave armene nga rajoni, ndërsa këta të fundit theksojnë se duan vetëvendosje për popullin armen që jeton në territorin e Nagorno Karabakh, i njohur si pjesë integrale e Azerbajxhanit.

ME TE LEXUARAT