Antoneta Koçi flet për fëmijërinë dhe bullizmin: Jam nga Dibra por lind e rrit në Tiranë

Showbiz
Antoneta Koçi flet për fëmijërinë dhe bullizmin: Jam

Antoneta Koçi, vajza që theu tabu nëpërmjet spektaklit televiziv ku vajzat njihnim djemtë dhe anasjelltas për një marrëdhënie dashurie, sot për herë të parë në “Kafsho”, në RTV Ora me Ronaldo Sharkën ka rrëfyer detaje nga fëmijëria e saj.

Antoneta Koçi, e cila dikur ka punuar me atë që sot e intervistoi, Ronaldo Sharkën, tregoi se origjinën e ka nga Dibra, por lindur e rritur në Tiranë: “Më ka pëlqyer gjithmonë të flas, jo ajo vajza llafazane por kurioze që gjithmonë pyeste, madje shpesh ma vinin në dukje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më tej Antoneta foli edhe për bullizmin, ku sipas saj është e pamundur t’i shmangesh në çdo vend të botës por edhe në çdo moshë, edhe pse në adoleshencë lë më shumë gjurmë, pa treguar detaje specifike: “dikur mund të të bullizonte një rreth i ngushtë, sot të bullizon i gjithë rrjeti”, u shpreh Antoneta referuar “shansit” që rrjetet sociale i ka dhënë të gjithëve për të bullizuar online.

 

ME TE LEXUARAT