Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në Itali, Conte: Situata është komplekse

Bota
Vazhdon gjendja e jashtëzakonshme në Itali, Conte: Situata

Në Itali zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme përtej 31 dhjetorit duket se tashmë është një realitet. Kryeministri Giuseppe Conte tha sot se do ti kërkojë parlamentit zgjatjen e kësaj mase deri në fund të muajit janar.

‘Situata është komplekse’- tha kryeministri Italian. "Ka çështje kritike që ne nuk i fshehim. Do të vazhdojmë t'i ndjekim ato dhe do të përpiqemi t'i zgjidhim në javët dhe muajt e ardhshëm. Edhe sfidën e vështirë të rihapjes së shkollave do ta fitojmë të gjithë së bashku".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Situata e pandemisë në Itali vazhdon të jetë e moderuar, krahasuar me disa vende europiane të tilla si Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Dje sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, në vend u regjistruan 19 viktima nga koronavirusi dhe 1851 raste të reja positive.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.894 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 314.861

 

ME TE LEXUARAT