Vala e dytë e infektimeve, ja masat që kanë marrë Franca, Italia dhe Gjermania

Bota
Vala e dytë e infektimeve, ja masat që kanë marrë Franca,

Rastet e infektimeve me koronavirus janë rritur në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë Evropën që nga muaji gusht, ndërsa kontinenti duket se po kalon në një valë të dytë të virusit, raporton BBC.

Më poshtë janë disa nga masat që kanë marrë disa shtete evropiane.

Shumë prej tyre kanë rikthyer kufizimet që ishin lehtësuar pas izolimit fillestar.

Për shembull, në kryeqytetin spanjoll, Madrid, njerëzit mund të dalin prej vendbanimit të tyre lokal për të shkuar në punë, shkollë ose për kujdes mjekësor.

Mbledhjet shoqërore janë të kufizuara në gjashtë persona, parqet publike janë mbyllur dhe bizneset duhet të rrinë hapur deri në orën 22:00.

Në Hollandë, maskat duhet të mbahen në dyqanet e qyteteve kryesore, dhe baret dhe restorantet duhet të mbyllen deri në orën 22:00 në të gjithë vendin.

Njerëzit mund të mblidhen me shoqërinë brenda shtëpive por maksimumi lejohen deri në tre persona. Bizneset gjithashtu duhet të regjistrojnë detajet e kontakteve të klientëve dhe njerëzit inkurajohen të punojnë nga shtëpia.

Baret dhe restorantet në 11 qytete franceze duhet të mbyllen deri në orën 22:00, përfshirë Parisin. Takimet janë të kufizuara në 10 persona dhe dasmat, festat studentore dhe tubimet janë të ndaluara.

Një ndalim i organizimeve të mëdha dhe tubimeve edhe në Gjermani, po ashtu festivalet, eventet sportive me spektatorë dhe koncertet janë ndaluar deri në fund të vitit. Sezoni i ri i futbollit të Bundesligës po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Dhe në Itali, autoritetet urdhëruan mbylljen e të gjitha vendeve të kërcimit dhe klubeve të natës.

Maskat duhet të mbahen gjithashtu nga ora 18:00 deri në 06:00 në të gjitha hapësirat publike ku distancimi social nuk është i mundur.

 

ME TE LEXUARAT