Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U përfol se është kthyer me Loredanën, ja si përgjigjet Mozzik kur e pyesin për dasmën

Me anë të disa përgjigjeve të dhëna në rubrikën ‘After Party’, Mozzik ka zbuluar disa detaje që më parë ndjekësit nuk i kanë dëgjuar. Reperi ka pohuar se dëshiron një familje të madhe sa një ekip futbolli e midis një dasme tradicionale apo private përgjigja e tij ka qenë e qartë: “Me tubana si në Shqiptari”.

I vënë midis zgjedhjes së një vajze brune apo bionde, reperi i ka zgjedhur të dyja, duke mos lënë vend për dyshime tek ndjekësit me përgjigjen e tij.

Kujtojmë se ditët e fundit, fotot dhe videot me Loredanën kanë bërë xhiron e rrjetit, duke treguar se dyshja është rikthyer tashmë bashkë. I pyetur në ‘Shiko Kush Luan’ nëse do të rikthehej me mamanë e vajzës së tij, Mozzik vendosi të hajë ushqimin, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se tani është sërish pranë Loredanës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet