Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mustafaj: “Koalicioni do e mundte Ramën, kam besim te plani i PD me 5 pika”

Ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” është shprehur se nëse do lejoheshin koalicionet, Edi Rama do të humbiste zgjedhjet.

 

Ai shtoi se situata për Reformën Zgjedhore i duket kritike.

 

“Këshilli Politik ende është pa dakordësi mes palëve. Edi Rama nuk do të lëshojë për koalicionet. Koalicioni do e mundte Ramën. Situata për Reformën Zgjedhore më duket jashtëzakonisht kritike. Paraqitja e draftit nga PS ishte pretekst. Opozita ka hequr dorë nga kërkesa kryesore, krijimi i një qeverie teknike.

 

Pra, heqja e mundësisë së Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet. PD nuk duhet të lëshonte nga kërkesa, duke njohur kundërshtarin. Partia Demokratike pranoi Damian Gjiknurin për Reformën Zgjedhore, që ka dosje për blerje votash. PD gjendet në pamundësi për të parë drejtësi”, u shpreh Mustafaj.

 

Besnik Mustafaj deklaroi se opozita parlamentare e lëshoi Kuvendin, sepse ndoshta ka kuptuar se Edi Rama është mashtrues.

 

Ndër të tjera ai u shpreh se: “ODIHR është një arbitër i pranuar nga të gjitha palët. Në fund të lojës, PS rrëzon arbitrin. Rama mund ta përçajë opozitën edhe pa ndërhyrë në Kodin Zgjedhor. Ai e përçan opozitën duke blerë deputetë të opozitës parlamentare, siç thuhet. Edhe ikja e opozitës parlamentare, që e la sallën e Kuvendit, sepse ndoshta ka kuptuar se Edi Rama është mashtrues. Do shihet nëse Rama do i përdorë këta deputetë opozitarë parlamentarë në vazhdim”.

 

Në lidhje me planin ekonomik të PD-së me 5 pika, Mustafaj theksoi se ky plan është ndërtuar me aleatët më të mirë europianë të Partisë Demokratike.

 

“Nuk jam ekspert ekonomie, por kam besim te plani i PD me 5 pika, sepse është ndërtuar ky plan me aleatët e Partisë Demokratike në Europë. Unë besoj se Partitë Popullore Europiane i kanë dhënë këshillat më të mira kreut të PD-së Bashës. PS e ka nisur fushatën dhe në kuadër të fushatës është edhe manipulimi i listave që janë duke bërë. Për LSI-në, nuk e njoh nga afër, por punon fort dhe ruan simpatinë e simpatizantëve të vet. Unë shoh deklarata koherente nga ana e LSI-së. Ne kemi parë se ka një koherencë mes Bylykbashit dhe Vasilit”, vijoi Mustafaj.

 

Më tej, Mustafaj u shpreh se largimi i njerëzve nga qendrat e votimit bëhet që në zgjedhje të mos marrin pjesë shumë persona në votime, pra proces i pastër manipulimi.

 

Në fund ai tha :“Largimi i njerëzve nga qendrat e votimit është që të mos ketë votues të shumtë. Çfarë besimi do kenë qytetarët tek Sandër Lleshaj. Kushedi çfarë kushtesh të tjera kanë përgatitur këta për të shkatërruar procesin zgjedhor”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet