Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Maqedoni e Veriut, gati testet e koronavirusit që e japin rezultatin për 15 minuta

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka deklaruar se me ndihmën e Bankës Botërore do të merren testet më të reja për koronavirus që japin rezultat brenda 15 minutave.

“Tani jemi në fazën kur me ndihmë nga Banka Botërore do të furnizojmë testet më të reja që janë shumë të shpejta dhe do të dërgohen në spitale. Bëhet fjalë për teste që japin rezultate brenda 15 minutave”, tha Filipçe.

Ai tha se është bërë analiza e vdekshmërisë nga COVID-19 dhe sipas tij, kjo analizë tregon se ka një përqindje të madhe e rasteve të vdekjes janë në ditët e para pas pranimit në spital.

“Në përqindje të madhe pacientët paraqiten vonë në spital. Një përqindja e madhe vendos të shërohet në shtëpi”, tha Filipçe duke shtuar se trajtimi i pacientëve është identik si në vendet evropiane.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet