Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishin shpallur ne kerkim kombetar, arrestohen dy persona ne Tirane

Tiranë

Kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Në pranga dhe 6 drejtues mjetesh.

Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

B. P., 24 vjeç, E. B., 35 vjeç, F. M., 35 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

R. K., 19 vjeç dhe R. S., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet