Ish-banorja e "Big Brother" tregon takimin zhgënjyes me Gabriel Garkon

Showbiz
Ish-banorja e "Big Brother" tregon takimin zhgënjyes me Gabriel

Xhesila Pere, ish-banorja e “Big Brother” ka treguar se ka takuar në një event në vitin 2015 aktorin e njohur italian, Gabriel Garko.

Pak ditë më parë, Garko rrëfeu se është gay dhe që prej asaj ditë ai është kryefjala e mediave.

Gjithashtu, aktori u akuzua se ka marrë 60 mijë euro për një deklaratë të tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pere tha se kishte mbetur e zhgënjyer nga takimi me Garkon, i cili, sipas saj kishte shkruar në event me flokët e pa larë dhe me një veshje që “linte” shumë për të dëshiruar.

“E kam takuar në 2015, por sikur t’i kishte patur flokët e larë do e kisha pëlqyer më shumë. I kishte flokët pa larë dhe veshja e tij linte shumë për të dëshiruar.

Dukej se nuk i kishte dhënë rëndësinë e duhur eventit, edhe pse ishte paguar.

Unë e kam dashuruar atë, ka qenë ëndrra ime dhe i thoja të dashurit që nëse do të tradhtoja, do ta bëja me Gabriel Garkon”.

 

ME TE LEXUARAT