Humb betejën me koronavirusin zyrtari i LSI, Meta:  “Hekurani nuk arriti të mundte pasojat që i la virusi”

Aktualitet
Humb betejën me koronavirusin zyrtari i LSI, Meta:  “Hekurani

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga Covid-19, Hekuran Doko, ish-zyrtar i LSI-së dhe bashkëpunëtor i Presidentit Meta.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i Shtetit ka bërë një dedikim prekës në rrjete sociale për mikun e tij nga Fieri, teksa thotë se edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

 

Postimi i plotë i Metës:

Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij nuk arriti t’i mundë pasojat që i la.

 

Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore.

 

U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko!

 

COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.

ME TE LEXUARAT