Gripi po mbërrin, rrufa tipike e kësaj periudhe, ja shenjat si t'i dalloni

Soft

Epidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezent prej shtatë muajsh. Ndërkohë po mbërrijnë virozat e stinës të cilat kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre.

Për këtë arsye, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar një tabelë e cila tregon shenjat dhe simptomat që shfaq rrufa dhe gripi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas Bratajt, nese pacienti eshte prekur nga gripi ka dhimbje te shpeshta, lodhje e dobesi, teshtima, dhembje fyty dhe hunde te bllokuar ndonjehere.

Ndersa dhimbja e kokes kur jemi me grip eshte e zakonshme.

“Le të flasim se si duhet të veprojmë në rastin e shfaqjes së sëmundjeve me shkaktarët përkatës.

Le të fillojmë me Ftohjen(Rrufën) që është tipike e kësaj periudhe dhe Gripin që po ashtu është drejt mbërritjes.

Për të pasur idetë e qarta le të kthjellohemi që në fillim që pika e parë është kontakti me MJEKUN.

Së dyti le të shohim dallimet midis tyre për tu orientuar më shpejt se kush mund të jetë shkaktari gjendjes tonë SHËNDETËSORE.

Sot po flasim për dallimet midis RRUFËS DHE GRIPIT për të vazhduar më tej me ngjashmëritë dhe dallimet midis GRIPIT DHE COVID-19.

Këto ngjashmëri dhe dallime i kemi përmbledhur në tabelë”, shkruan Brataj.

ME TE LEXUARAT