Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

GJKKO lë në fuqi pezullimin e numrit 2 të OFL-së, Artan Shkëmbit

GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të numrit 2 të OFL-së, Artan Shkëmbi.

Në përfundim të senacës avokati i tij ka deklaruar se për Shkëmbin është lënë në fuqi masa e pezullimit nga detyra.

“Ka nje karrierë 21 vjeçare. Ka drejtuar 170 operacione shumë të sukseshme, dhe është i interesuar per t’u zbardhur e verteta. Nuk ka çeduar në asnjë rast.

U la në fuqi masa për pezullimin nga detyra për të cilën do të parqesim ankim. Për shkak të sekretiti profesional nuk mund të bëj asgjë publike”, tha avokati.

Sipas tij nuk ka asnjë provë që Shkëmbi ka qenë pronar i një telefoni që ka pasur platformën “cryptochat”, përmes të cilët dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane, të cilat i kanë kërkuar informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në vendin tonë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet