Dy lëvizje te Juventusi, Pirlo ndryshon kundër Napolit

Sport
Dy lëvizje te Juventusi, Pirlo ndryshon kundër Napolit

Skuadra e Juventusit ka dy ditë që ka nisur të përgatisë ndeshjen e radhës me Napolin, të dielën në orën 20:45, në “Allianz Stadium”, me trajnerin Andrea Pirlo që pritet të bëjë disa ndryshime, nisur nga formacioni apo më saktë eksperimenti taktik i bërë me Romën.

Duke parë mungesën e Rabio-s, por edhe impaktin shumë pozitiv që braziliani i ardhur nga Barcelona, Artur Melo, pati në fundin e ndeshjes së “Olimpicos”, pritet t’ia dhurojë 24-vjeçarit çelësat e mesfushës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Madje, në këtë repart, mund të jetë radha e Bentankurit për ta nisur nga minuta e parë, duke qenë se të gjitha gjasat janë që Pirlo të ripropozojë sërish modulin 3- 5-2.

Ndaj, Artur dhe Bentankur do të formojnë digën përpara mbrojtjes. Ndërkohë, në sulm Alvaro Morata pritet që të ulet në stol. Në vend të tij mund të luajë Paulo Dybala.

Argjentinasi ka shfaqur një formë shumë të mirë në stërvitjet e fundit, duke treguar se e ka lënë pas dëmtimin, ndaj pas gati dy muajsh pritet të rishihet sërish dyshja Dybala-Ronaldo.

Për Kulusevskin do të ketë një spostim në krahun e djathtë të mesfushës, ose ndoshta pas dy sulmuesve.

ME TE LEXUARAT