Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Basha: Shqipëria po zhytet thellë në krizë ekonomike dhe shëndetësore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria po zhytet gjithnjë e më thellë në krizë ekonomike dhe shëndetësore.

Lideri i PD-së, përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se 100 mijë shqiptarë humbën vendet e tyre të punës.

Mes të tjerash Basha tha se “Qeveria s’ka asnjë plan se si do t’i ndihmojë qytetarët sot që janë në vështirësi, të papunë e pa të ardhura, se si do t’i mbështesë bizneset”.

Po ashtu kryeopozitari tha se çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt të ndihmës, ndërsa qeveria jonë vazhdon t’i ndajë paratë me oligarkët përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive.
MESAZHI I BASHËS
Shqipëria po zhytet gjithnjë e më thellë në krizë ekonomike dhe shëndetësore.
100 mijë shqiptarë humbën vendet e punës, qytetarët sot nuk i marrin dot ushqimet as me listë, mijëra biznese nuk ia dalin të mbulojnë as shpenzimet, me qindra qytetarë të prekur nga COVID-19 e kanë të pamundur të sigurojnë medikamentet dhe aparaturat për t’u kuruar nga virusi, ndërsa përhapja e tij po rritet çdo ditë. Çdo vend i rajonit ka lëvruar paketën e katërt të ndihmës, ndërsa qeveria jonë vazhdon t’i ndajë paratë me oligarkët përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive.
Qeveria s’ka asnjë plan se si do t’i ndihmojë qytetarët sot që janë në vështirësi, të papunë e pa të ardhura, se si do t’i mbështesë bizneset që mos të vazhdojnë të largojnë të punësuarit, po t’i shtojnë ata. Sot në Durrës, një farmaciste më tha se ekzistojnë lista ilaçesh si listat e ushqimeve.
Çmimi i një aparati oksigjeni shkon 800 euro, ndërsa shpenzimet për paketën e plotë të ilaçeve të COVID-19, shkojnë deri në 600 mijë lekë të vjetra. Prandaj kemi propozuar rimbursimin e plotë të medikamenteve që trajtojnë COVID-19.
Sot në Durrës, në takime me qytetarë dhe biznese, shpjegova planin 5 pikësh të rimëkëmbjes për 6 muajt e ardhshëm.
Sepse qytetarët, mjekët, biznesi, pensionistët, të papunët kanë nevojë urgjente për mbështetje, për ndihmë.
Prandaj duhet pa humbur më kohë, pa e thelluar dhe më shumë krizën të miratohet;
1) bonusi mujor prej 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier.
2) çeku prej 1000 euro për bizneset e vogla, për të zbutur barrën e kostove të shtuara gjatë 7 viteve të fundit.
3) pagesa mujore prej 16,000 lekësh të reja deri në prill 2021, për qytetarët që kanë humbur vendin e punës.
4) 20,000 lekë të reja në muaj për çdo sipërmarrës që rimerr në punë qytetarët, që humbën vendin e punës gjatë pandemisë.
5) 2,000 lekë të reja shtesë për çdo pensionist, për të indeksuar shpenzimet e shtuara për ilaçe.
Në 6 muajt e ardhshëm, bizneset dhe konsumi do të kenë nevojë për një përkrahje të fortë financiare. Qeveria të alokojë çdo fond që sot shkon për afera korruptive, tek qytetarët. Premtimet elektorale nuk i mbushin tavolinat e shqiptarëve, nuk hapin vende pune, nuk shpëtojnë biznesin nga falimentimi. Shqiptarët kanë nevojë të ndihmohen sot. Nesër do të jetë vonë!
#ditëmëtëmira

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet