Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Azilkërkuesi shqiptar kapet me 8 mijë euro kokainë, jepet masa e arrestit me burg

Një 20-vjeçar shqiptar, azilkërkues është arrestuar nga policia italiane, sapo zbriti nga treni në Pescaro, në muajin qershor dhe tani është dhënë vendimi për mbajtjen në burg të tij, me 2 vite e 8 muaj.

Mediat fqinje shkruajnë se ai ishte nisur nga Rimini dhe synonte që të furnizonte me kokainë jetën e natës. Sapo policia e pikasi, shqiptari nuk kishte qenë në gjendje që të justifikonte udhëtimin e tij në Pescaro, pasi ai ishte banor i Vallefoglia.

Kështu ai i ngjalli dyshime policisë, kjo e fundit e cila vendosi për ushtrimin e një kontrolli.

Kështu në pjesën e poshtme të çantës që ai mbante mbi supe u gjet një mbështjellës celofani dhe letër alumini,  që përmbante gurë  kokaine me peshë më shumë se gjysmë kile.

Kjo sasi nëse do kishte dalë në tregun që synonte shqiptari do mund t’i sillte atij 8,000 euro para të thata.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet