Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Apeli e lë në arrest shtëpie, gjyqtarja Mimoza Margjeka: Më arrestuan se nuk i dhashë mandatin PS në Durrës

GJKKO e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë më Mimoza Margjekën. Gjyqtarja pas seancës është përplasur me forcat e Policisë duke akuzuar shtetin.

”Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrest shtëpie. Ky shtet nuk bëhet më. Dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush.

Kush është goditur, kush është futur në burg. Mos më prek. Mos më prek. Mos kini frikë, nuk bëhet shteti me monstra”- tha Margjeka.

Deklarata
“Kjo është absurditet. Na keni hequr të drejtën e fjalës. Ky shtet nuk bëhet më. Nuk bëhet shteti me monstra. Shtet mafioz dhe kriminel. Harrojeni se guxon njeri t’i dalë përballë shtetit. mos më prek. Nuk iu heq njeri nga puna. Mos kini frikë se nuk nuk iu heq njeri nga puna. Kërkova mediat por nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar. Kanë frikë nga vettingu.

Ma kanë bërë gjyqin përballë se mora vendimin për njerëzit. Vendimi i gjykatës së Durrësit (më lërë të flas, mos më prek zonjë se do të plas andej.) Eshtë bërë se nuk i dhashë mandatin Bashkisë së Durrësit. Le të shfaroset familja ime. nuk e meritonte mandatin. Mos më prekni. Është bërë me një kërkesë të Partisë Socialiste”, u shpreh Margjeka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet