Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

”Vaksina falas dhe 400 veterinerë më shumë”/ Mjeku veteriner Resuli: Një propagandë qeveritare

I ftuar në emisionin “Alert” në News24, mjeku veteriner Ervin Resuli teksa flet për testimin e qumështit, sjell në vëmëndje vështirësitë e fermerëve të cilët ishin detyruar të merrnin paguret me qumësht dhe të prisnin me orë të tëra për t’i çuar më pas për analiza në ISUV. Skandali më tej, sipas Resulit është fakti që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) iu jep detyra inspektorëve, por nuk iu ofron atyre mbështetje, ku shpeshherë ata s’kanë patur as naftë për të shkuar për të bërë kontrolle.

 

Resuli u shpre:“Merreshin mostra të dedikuara në bazë të asaj që kërkonte procedura, fermerët rendnin me pagure me qumësht, prisnin me orë të tëra për t’i çuar për analiza, sot jemi në kushtet që nuk bëhet. AKU kur ndërmerr një masë nuk mbështet inspektorët me bazën e duhur, por vetëm jep detyra pa mbështetje. Ka patur raste se inspektorët nuk kishin naftë, skandaloze kur presim që AKU duhet të sigurojë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tanë. Skandali shkon më tej kur drejtor në AKU në Gjirokastër është një skuptor apo rastet kur drejtues janë elektriçistët, të cilët marrin politika për të siguruar shëndetin tonë”.

 

 

Mjeku veteriner Resuli e quajti propagandë qeveritare lajmin për punësimin e 400 veterinerëve të rinj, të bërë publik nga ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi. Ndërsa ironizon Çuçin për vaksinat falas, që sipas Resulit kanë qenë free që në kohën e mbretit Zog.

 

Më tej ai shton: “Punësimi i 400 veterinerëve të rinj është një propagandë e qeverisë, ndërkohë që ka veterinerë që iu dalin pafund. Madje një pjesë e këtyre veterinerëve të bashkisë do marrin rrogën nga taksat tona edhe pasi të ikin nga puna. Shteti ka vetëm veterinerë zyrtarë, terreni nuk kemi, raportimet na vijnë nga veterinerët privat. Strukturat veterinare në Ministrinë e Bujqësisë nuk e kanë informacionin në mënyrën e trajtimit, sjelljes së veterinerëve ndaj kafshëve të kontaminuara që sjellin humbje kafshësh. Kemi vetem propagandë, vaksinimi falas që thotë ministri Çuçi ka qenë free gjatë gjithë kohës, nuk është risi. Ndërsa oër matrikullimin falas, nuk është e vërtetë pasi bëhet klinikat veterinare kundrejt pagesës. Kemi dhe një rënie të numrit të gjedhëve më shumë nga ajo çfarë deklaron INSTAT”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet