Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Qyteti ku paga mujore bëhet 4 mijë euro

Gjeneva do të vendosë një pagë minimale prej rreth 4 mijë eurosh në muaj, që edhe do të jetë më e larta në botë, pasi banorët miratuan masën në një votim, rezultati i të cilit ishte surprizë dhe duket se u ndikua nga raportet për rritje të varfërisë të lidhur me koronavirusin në qytetin zviceran.

500 mijë votuesit e kantonit, miratuan pagën minimale të propozuar nga sindikatat dhe partitë e majta, pasi e refuzuan dy herë më parë në 2011 dhe 2014. Paga minimale për orë pune do të jetë rreth 20 euro, dy herë më e lartë se ajo në Francën fqinje.

Pavarësisht pagës së garantuar minimale prej rreth 4 mijë eurosh në muaj, bazuar në një javë pune 41 orëshe, ose rreth 45 mijë euro në vit, Gjeneva mbetet një nga qytetet më të shtrenjta të botës për të jetuar.

Sipas mediave vendase, masa erdhi pasi qyteti zviceran, ekonomia e të cilit varet shumë tek turizmi dhe vizitorët e biznesit, është goditur veçanërisht rëndë nga pandemia, dhe po rritet numri i njerëzve që i drejtohen atyre që quhen banka ushqimi. Pagat në Zvicër mund të rregullohen ose jo nga autoritetet në 26 kantonet e vendit.

Dy kantone të tjera, Jura dhe Neuchatel, kanë përcaktuar që më herët pagën minimale prej 20 eurosh për orë pune. Në Britaninë e Madhe, paga minimale është rreth 10 euro për orë pune. Në Francë, paga minimale është 10.15 euro ora.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet