PD i përgjigjet Lleshajt: Mashtron për listat. Lexo ligjin si krijohen listat e zgjedhësve

Politikë
PD i përgjigjet Lleshajt: Mashtron për listat. Lexo ligjin si krijohen

TIRANË

Partia Demokratike i është përgjigjur sërish ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me akuzat për ndryshimin e gjendjes civile të qytetarëve me bindje të djathta.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e akuzon Lleshajn se mashtron për listat dhe i sugjeron të lexojë ligjin, si8pas të cilit listat e zgjedhësve krijohen nga regjistri i gjendjes civile ku elementi vendbanim është thelbësor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

POSTIMI I PLOTË

I KAPUR NE FLAGRANCE!

Sandër Lleshaj paska mashtruar sërish për skandalin e manipulimit të listave të gjendjes civile dhe listave të zgjedhëseve!

Si i pandehur i kapur në flagrancë, u përbetoka se lista e zgjedhësve nuk do të ndryshojë. Dhe po si të pandehurit që krimin e çojnë deri në fund, rrëfen se do të zhvendosë 300 mijë qytetare nga vendbanimi i tyre.

Injoranca nuk është alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor !!

Mësimi i parë, për këdo zyrtar shteti është: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!

Për Lleshajn dhe të gjithë ata që duan të manipulojnë listat e zgjedhësve, të lexojnë nenin 46 të Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhësve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” është thelbësor!! ?

ME TE LEXUARAT