Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Opozita e re si PD dhe LSI, bojkoton Parlamentin

Reforma zgjedhore duket se po i ndan palet politike ne Shqiperi. Opozita parlamentare ashtu si pjesa tjeter e opozites PD dhe LSI, ka bojkotuar Parlamentin.

Një orë pas mbledhjes u kërkua nga deputeti Ralf Gjioni që të kishte një pushim të shkurtër që palët të mund të diskutonin me njëri-tjetrin. Pushimit opozita e bojkotoi mbledhjen duke mos vazhduar më tej. Rudina Hajdari tha se senaca u bojkotua pasi opozita nuk kishte parë vullnet pozitiv nga maxhoranca për hapjen reale dhe 100% të listave.

“Vendosëm ta bojkotojmë seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë reformë madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave.

Nëse maxhoranca do të vazhdojë në ketë rrugë, duke ardhur me drafte të cilat nuk synojnë hapjen e listave por mashtrimin e shqiptarëve, ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj loje të shëmtuar, le ta bëjnë vetë.

E di që shumë qytetarë ndoshta edhe janë lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta është edhe qëllimi i kastës së vjetër politike, t’i lodhë qytetarët tej mase e më pas të bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë, të gënjejnë, por kjo qe po bëjmë është shumë e rëndësishme jo për sot, por për 30 vitet e ardhshme.

Na duhet që këtij vendi ti rikthejmë demokracinë si një mjet për të rritur mirëqenien dhe zhvilluar ekonominë. Ne nuk dorëzohemi”, është shprehur Hajdari.

Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ishte planifikuar për diskutuar nen për nen draftet e propozuara nga palët politike për listat e hapura edhe pse pa asnjë përfundim konkret.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet