Ngjarje e dyshimtë, gjendet e vdekur punonjësja e ambasadës amerikane në Ukrainë

Bota
Ngjarje e dyshimtë, gjendet e vdekur punonjësja e ambasadës

Autoritetet ukrainase po hetojnë vdekjen e një punonjëse të ambasadës amerikane në Kiev, i cili u gjet nga punonjësit e hekurudhës në një park ditën e sotme.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ato po kërkojnë një burrë të dyshuar për sulmin ndaj saj. Policia tha se gruaja u gjet pa ndjenja me një dëmtim në kokë nga një kalimtar jashtë qendrës së qytetit, me veshje sportive dhe me kufje.

 

Ajo u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një operacioni, por nuk mundi të mbijetojë. Policia po kërkon një burrë me flokë të errët 30-40 vjeç, i veshur me pantallona të shkurtra të errëta dhe një bluzë.

 

Sipas Reuters, ata kanë hapur një hetim për vrasje të dyshuar, por nuk kanë përjashtuar që vdekja të ishte aksidentale.

 

“Gruaja pa ndjenja u shtrua në një spital ku më pas vdiq. Gjatë ekzaminimit të sendeve të viktimës, u gjet një kartë identiteti dhe një kartë pune e Ambasadës Amerikane në emrin e saj”, tha policia në Facebook.

 

"Mund të jetë një krim", shkroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Artem Shevchenko.

ME TE LEXUARAT