Ministrit serb Mladen Sharçeviç i ndalohet hyrja në veri të Kosovës

Kosovë&Rajon
Ministrit serb Mladen Sharçeviç i ndalohet hyrja në veri

Ministrit serb të Arsimit, Mladen Sharçeviç, i është ndaluar hyrja në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Ministria e Punëve të Jashtme ia refuzoi kërkesën për vizitë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

MPJ’ja e ka konfirmuar për Express se Sharçeviq kishte paraparë të vizitonte një institucion arsimor në veri të Mitrovicës.

Ky refuzim për hyrje në shtetin e Kosovës është bërë për disa arsye. Ministri serb nuk u lejua të hyjë në Kosovë për shkak të vazhdimit të fushatës së Serbisë për mosnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.

“Shkaqet e refuzimit konsistojne në arsyet se: Qeveria e Serbisë vazhdon fushatën kundër njohjes se pavarësisë së Kosovës; Qeveria e Serbisë vazhdimisht azhurnon urdhrër-arrestet ndërkombëtare per krime të pretenduara lufte në Interpol për qytetarët e Kosovës dhe ish ushtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si dhe Qeveria e Serbisë, përkundër të drejtave të avancuara të komunitetit serb në Kosovë, vazhdimisht ndërhyn në përpjekjet e institucioneve të Republikës së Kosovës për mirë-integrimin e kësaj pakice dhe koordinimin më të mirë – në veriun e vendit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Shkak i këtij ndalimi janë bërë edhe fletarrestimet e Interpolit të azhurnuara nga Serbia kundër qytetarëve të Kosovës si dhe mirëmbajtja e strukturave paralele.

Kjo nuk është hera e parë që ministrit Sharçeviq i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Në qershor të vitit të kaluar ishte paraparë që drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri serb i Arsimit, Mladen Sharçeviç, të vizitojnë kampusin e Universitetit të Prishtinës, në veri të Mitrovicës.

Mirëpo, në momentin e fundit, ka qenë Gjuriq ai që e kishte ndryshuar agjendën e tij dhe kishte kërkuar nga autoritetet kosovare që t’ia mundësojnë vizitën edhe në tre lokacione të tjera.

Por, një kërkesë të tillë të Gjuriqit e kishte refuzuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe në këtë mënyrë Gjuriq dhe Sharçeviqit ishin ndaluar.

ME TE LEXUARAT