Luftime të ashpra, a e rrëzoi Turqia avionin armen?!

Bota
Luftime të ashpra, a e rrëzoi Turqia avionin armen?!

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të diskutojë të martën shkallëzimin e luftimeve në rajonin separatist të Nagorno-Karabakut.

Takimi me dyer të mbyllura u kërkua nga pesë vende evropiane, Britania, Belgjika, Estonia, Franca dhe Gjermania, ndërsa luftimet mes forcave të Armenisë dhe Azerbaixhanit janë intensifikuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Armenia tha se një avion luftarak turk F-16 rrëzoi të martën një nga aeroplanët e saj luftarakë mbi hapësirën ajrore armene duke vrarë pilotin, por Turqia e quajti këtë një pretendim "absolutisht të pavërtetë". Turqia është aleate e ngushtë e Azerbajxhanit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u bëri thirrje të martën Armenisë dhe Azerbaixhanit që të ndalin lufimet.

Edhe Rusia bëri të hënën thirrje për uljen e tensioneve, ndërsa Turqia tha se do të mbështeste Azerbaixhanin.

Zyrtarët në Nagorno-Karabak thonë se 58 ushtarë janë vrarë që nga e diela, kur, sipas tyre, Azerbaixhani ndërmori sulme nga ajri dhe me artileri.

Nga rajoni u njoftua gjithashtu për vdekjen e dy civilëve. Nuk pati informacion zyrtar për viktima nga ana e ushtrisë së Azerbaixhanit.

Të dyja palët shkëmbyen akuza për përdorim të artilerisë së rëndë.

Nagorno-Karabaku ka një shumicë popullsie armene, por ndodhet tërësisht brenda Azerbajxhanit.

ME TE LEXUARAT