Koronavirusi shkakton tre humbje jete në 24 orët e fundit, shënohen 131 raste të reja pozitive

Aktualitet
Koronavirusi shkakton tre humbje jete në 24 orët e fundit,

Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shnëdetësisë u konfirmuan 131 të prekur me Covid 19 në vendin tonë brenda 24 orëve të fundit, nga 842 testime të kryera.

Po ashtu u raportua se janë tre qytetarë ata që kanë humbur betejën nga virusi i rrezikshëm, një 47 vjeçar nga Shkodra; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 115.

NJOFTIMINI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë,

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

ME TE LEXUARAT