Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kërcënoi me thikë 18-vjeçarin dhe i mori paratë, arrestohet i riu nga Lushnja. Bashkëpunëtori…

FIER
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës i akuzuar për një vjedhje me dhunë. Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” A. P., 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Dy ditë më parë, në bashkëpunim me shtetasin N. H., 23 vjeç (i arrestuar në flagrancë 2 ditë më parë), nën kërcënimin e një mjeti prerës i ka marrë një sasi lekësh shtetasit L. Ç., 18 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin P. Z., 51 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet