Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kastro Zizo tregon arsyet përse hoqi dorë nga alkoli: “Po më shkatërronte jetën”

Gjatë një interviste në emisionin “Wake Up”, Kastro Zizo tregoi se fëmija i tij i tretë, Dante solli një “revolucion” të brendshëm tek ai duke e bërë të marrë vendime të rëndësishme, siç është lënia e alkoolit.

Këngëtari u shpreh se alkooli po i shkatërronte jetën dhe marrëdhënien me njerëzit që donte.

“Nuk rresht së thëni, kam pasur revolucion goxha të madh të brendshëm dhe në momentin që njeriu ka një vetëndërgjegjësim me veten e tij, sigurisht që edhe në raport me të tjerët i ka shumë herë më të mira.

Ky “revolucion” nuk erdhi kot por si pasojë e një reflektimi që pata dhe disa vendimmarrjeve që pata, një ndër tyre edhe lënia e alkoolit që për shumë kohë më kishte turbulluar, më kishte marrë peng një pjesë shumë të mirë të vetes sime dhe më kishte shkátërruar dhe po më shkátërronte dita-ditës raportet me njerëzit që i doja.

Ai përfundoi duke thënë: “Sigurisht kam përshtypjen që është mirë që njeriu ti rikthehet të së shkuarës për të reflektuar. Po lë pas pendesat që kam. Në fund fare, gjithë jeta jonë është një harddisk i vogël me kujtime dhe e mira është që të mbeten të mirat.”

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet