Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku garon për dy poste në KQZ-në e re: Do bëj më të mirën

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Theodhori Sollaku, që garon për të qenë pjesë e strukturave të reja të KQZ-së, ka deklaruar se nëse besohet nga Kuvendi, do të bëjë më të mirën për një proces sa më të drejtë zgjedhor.

Përballë anëtarëve të komisionit, sot në seancën e dëgjesave, ai ka pohuar se përvoja e gjatë i ka krijuar mundësi të provojë sfida dhe ta njohë me përvoja të reja.

“Do më japin mundësi që nëse besohem nga Kuvendi të bëj më të mirën për një proces sa më të drejtë zgjedhor. Kjo është arsyeja kryesore, aq më tepër që është part- time e mundëson mësimdhënien dhe avokatinë”, është shprehur Sollaku.

Sollaku ka aplikuar për dy poste, atë të Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Akimimeve dhe Sanksioneve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet