Ish-deputeti kandidat për në KQZ ‘kritika’ PD dhe PS: Rregulloni ligjin, mbaroni ndeshjen dhe rezultati ikën në drejtim të paditur

Politikë
Ish-deputeti kandidat për në KQZ ‘kritika’ PD dhe PS:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sali Shehu është një ndër kandidatët për pozicionin vakant të Komisionerit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shehu ka treguar se arsyeja kryesore që e ka shtyrë të aplikojë për këtë pozicion është fakti se “një herë të vetme Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai nuk la pa kritikuar edhe dy palët, PS dhe PD që prej vitesh sipas tij “ ju palët rregulloni ligjin, mbaroni ndeshjen dhe rezultati ikën në drejtim të paditur”.

“Arsyeja thelbësore që më ka shtyrë të kandidoj për këtë pozicion është fakti se Shqipëria ka nevojë një herë të vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ka vite që ju palët rregulloni ligjin, mbaroni ndeshjen dhe rezultati ikën në drejtim të paditur. Një KQZ mbi baza ligjore dhe Kushtetuese ia del t’i japë shqiptarëve zgjedhjeve të lira.

Unë besoj në faktin se ndryshimi i ligjit do sjellë risi dhe besoj se një harmonizim elegant midis Komisonerit dhe strukturave të tjera dhe administratës së KQZ dhe do ia dalë ti japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe korrekte, aq të domosdoshme për vendin, sidomos tani që jemi kandidat për BE”, tha Shehu.

 

ME TE LEXUARAT