Graciano tek "Përputhen": Jam biseksual, të dashurat e mia e kanë kuptuar

Showbiz
Graciano tek "Përputhen": Jam biseksual, të dashurat e mia e

Graciano puntatën e sotme të “PërPuthen” pranoi se është biseksual.

Ai tha se shoqëria e tij e ngushtë e di një gjë të tillë dhe e kanë pranuar për atë që është. Më tej shtoi se e gjitha ndodhi para disa vitesh, kur ndodhej në një udhëtim në Evropë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtoi se gjatë jetës së tij ka pasur marrëdhënie si me femra ashtu edhe me meshkuj.

Graciano theksoi se të gjitha vajzat që kanë kaluar një lidhje me të e kanë pranuar faktin që ai është biseksual.

“Ishte para 6 vitesh në Evropë. (Përse erdhe në emision?) E bëra për të thyer një tabu e për të njohur një vajzë, si Ana tjetra, e tjetra.

Kam pasur dhe të dashura vajza, si me djem dhe me vajza. Shumë vajzave ua kam treguar këtë pjesë dhe e kanë pranuar”, tha Graciano.

Deklarata:

Ai është përfolur sistemtikisht për orientimin e tij seksual, ku ndjekësit shpreheshin se me shumë mundësi është “gay” dhe se në studio ka ardhur vetëm për famë. Në takimin që Graciano zhvilloi me Anën, ai tregoi se nuk është “gay”, por “biseksual”. U shpreh se ka raste që bullizohet në jetën e përditshme, por nuk mërzitet.

Thotë se këtë gjë e tregon për herë të parë dhe zgjodhi për t’ia thënë Anës, sepse me të vërtetë për të ka një pëlqim.

Ana: Unë pashë personin indiferent që shpesh herë dëshironte të fliste dhe nuk e merrte guximin për të folur.

Graciano: Më ka bërë pak përshtypje, nuk ndodh në jetën e përditshme, sepse në këtë vend jetojmë dhe është pak mentalitet i mbyllur, unë nuk jam gay. Unë jam biseksual, të pranoj ty sepse ndihem shumë mirë me ty. Është herë e parë që e pranoj këtë gjë.

Ana: Unë të sugjeroj ta pranosh veten si je dhe mos të mendosh çfarë mendon bota për ty.

Graciano: Unë nuk paragjykoj pjesën e të qenit gay, biseksual. Unë u futa aty, çfarë ke lidhje ti me këtë emision. Si unë që vishem, kam qejf të eksperimentoj me veten, më pëlqen të kurohem, të vishem, është edukatë. Nuk e kuptoj që ndodh pjesa e bullizmit. Unë kam zgjedhur një rreth shoqëror që përshtatem shumë. Kam më shumë shoqe.

ME TE LEXUARAT