Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gara për KQZ-në e re, Kristaq Kume: Ja pse kam dëshirë të rikthehem

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në garë për rregullator të KQZ-së së re, në përballjen e sotme me komision, në seancën dëgjimore, e ka justifikuar dëshirën për rikthim, me kontributin që do të japë për atë institicion të rëndësishëm.

“Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja, por tani e di se ku shkoj dhe cafrë duhet të bëj”- ka thënë ai, pyetur nga komisioni, se përse ka dëshirë të rikthehet sërish.

“Pas 23 viteve që merrem me këtë gjë, do të jetë akti i fundit imi për të kontribuar në atë që mendoj se ka më shumë nevojë nga ne, dhe ata që kanë eksperienca të formuara në këtë fushë”- tha Kume.
Në favor të tij, deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar votën pro. “E deklaroj votën time për kokërr të qejfit”- tha ai.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet