Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Europa Juglindore/ Operacion i Europol-it kundër krimit të organizuar, 166 të arrestuar

166 persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në Europën Juglindore.

Një operacion i udhëhequr nga Europol, i cili ka të përfshirë 34 vende mes të cilëve edhe Shqipërinë, ka përfunduar me arrestimin e 166 presonave.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona për trafik të armëve, 73 për kontrabantë të emigrantëve të paligjshëm, 37 për trafik droge, 7 për trafik të armëve të paligjshme dhe trafik droge, 12 për dokumente të rreme, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të ndryshme ndërsa 19 të tjerë janë arrestuar për krime të ndryshme .

Në kuadër të këtij operacioni shefi i Qendrës së Krimit të Organizuar të Europolit , Jari Liukku u shpreh se kriminelët nga Evropa Juglindore po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, ndaj është e nevojshme arritja një punë të mirë organizuar për ta parandaluar një gjë të tillë.

“Ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit” u shpreh ai në fjalën e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet