E pazakontë në Britani/ Doktorët me kostum fluturues për emergjencat shëndetësore

Bota
E pazakontë në Britani/ Doktorët me kostum fluturues për

Skuadrat e urgjencave shëndetësore dhe inxhinierët në Britaninë e Madhe thanë të martën se kishin testuar me sukses kostumin e parë fluturues në botë të mjekëve të ndihmës së shpejtë, që mund të transformojë mënyrën se si jetë shpëtuesit mund të arrijnë në vende të izoluara, ku ka pacientë që kanë nevojë për ndihmë.

Testimi bëri që Richard Browning, themelues i Gravity Industries, që edhe ka shpikur teknologjinë, të fluturonte nga fundi i një lugine, deri në një vend ku supozohej se ishte një i aksidentuar, në 90 sekonda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ekipi i punonjësve të urgjencës, që e bëri rrugën në këmbë, arriti në vendngjarjen e aksidentit të supozuar, në 25 minuta.

“Ne”, tha Browning, “thjesht po hedhim një hap të parë në kuptimin e asaj që është e mundur të arrijmë me teknologjinë tonë”.

ME TE LEXUARAT