Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E pabesueshme! Kylie Jenner shpenzon sa “qimet e kokës” për një çantë kopshti të vajzës së saj

Stormi Webster ka nisur që tani të mësohet me jetën e luksit dhe kjo falë nënës së saj, Kylie Jenner. Ajo është vetëm 2 vjeçe dhe sapo ka blerë një çantë që kushton më shumë se të gjitha çantat tona të mbledhura bashkë.

 

Ditën e sotme Kylie postoi në Instagram një foto të Stormit duke mbajtur në krahë një çantë Hermes para nisjes së kopshtit.

Çanta e shpinës Hermes Togo Kelly Ado në ngjyrë rozë ka kushtuar plot 12 mijë dollarë. Pamjen e saj vogëlushja e kishte plotësuar me një palë atlete Air Jordans, një fustan të zi dhe një palë vathë diamanti. Se sa mund t’i ketë kushtuar në total Stormit e gjithë veshja e nisjes së kopshtit nuk e dimë, por e marrim pak a shumë me mend përderisa mësuam shumën e kripur të çantës.

 

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Stormi merr dhuratë një çantë firmë, sepse që në këtë moshë ajo thuajse e ka plotësuar koleksionin me brandet më të njohura. Mjafton të përmendim këtu çantën e personalizuar Louis Vuitton, që tezja e saj, Khloe Kardashian, i bleu në fillim të këtij viti dhe që kushtoi rreth 2 mijë dollarë.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet