Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drejtonte motomjetin pa leje drejtimi! Arrestohet dhe zbulohet se motorri ishte vjedhur jashtë shtetit

Një person është arrestuar në Lushnje pasi akuzohet se drejtonte mjetin motorik pa leje drejtimi dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar. Gjatë kontrollit policia zbuloi edhe se mjeti motorik ishte i vjedhur jashtë shtetit dhe ishte trafikuar në Shqipëri.

Nuk dihet ende nëse mjeti ishte trafikuar nga 44-vjeçari D.B., banues në Lushnje, por që ai nuk pranoi t’i nënshtruar kontrollit duke u larguar me shpejtësi dhe mos iu bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

44-vjeçari duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Kymco”, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Savrës”, nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar duke sjellë arrestimin e tij në flagrancë.

I arrestuari do të përballet me veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjetit pa leje drejtimi” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet