COVID-19/ 30 raste pozitive në një azil pleqsh në Greqi

Kosovë&Rajon
COVID-19/ 30 raste pozitive në një azil pleqsh në Greqi

Më shumë se 30 raste pozitive me Covid-19 u zbuluan nga 70 teste të kryera në një shtëpi pleqsh në Agios Panteleimonas të mërkurën pasdite.

Të dhënat janë zyrtare, por mediat greke duke ju referuar burimve të tyre flasin për 32 të infektuar në këtë azil.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtëpia e të moshuarve u mbyll menjëherë.

Duhet të theksohet se për shtëpitë e pleqve autoritetet shëndetësore kanë marrë masa të veçanta kufizuese për  mbrojtjen  e tyre.

Nënsekretari i Mbrojtjes Civile njoftoi dje se nga 31 gushti deri më 20 shtator, u kryen 101 inspektime në shtëpitë e pleqve, gjatë të cilave u regjistruan 20 shkelje dhe u vendosën 24 gjoba për mosrespektim të masave kufizuese të parashikuara.

“Shpërndarja në vende të tilla që nuk pranojnë vizitorë zakonisht bëhet nga stafi”, vuri në dukje kryetari i Komitetit të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe specialist i sëmundjes infektive, Sotiris Tsiodras

 

ME TE LEXUARAT