Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident në Pogradec, plagoset një person

Pogradec- Një person ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur në afërsi të fshatit Memëlisht në Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 në të cilin janë përfshirë mjeti tip “BMW” me drejtues N. D., banues në Tiranë, me mjetin tip “Citroen” me drejtuese E. T., ku për pasojë ka marrë dëmtime L. T., pasagjer në mjetin tip “Citroen”, i cili u dërgua në Spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.09.2020, rreth orës 13:00, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka ndodhur një aksident në të cilin janë përfshirë mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. D., banues në Tiranë, me mjetin tip “Citroen” me drejtuese shtetasen E. T., ku për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi L. T., pasagjer në mjetin tip “Citroen”, i cili u dërgua në Spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me shtetasin N. D., po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet