Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksident në Kamëz, makina përplaset me murin dhe përmbyset

Gjatë mbrëmjes së sotme në Kamëz, një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një nga muret anësore të saj. Si pasojë e përplasjes makina është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:15 në dalje të Kamzës, ndërsa raportohet dhe për persona të lënduar, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë marrë vetëm plagë të lehta.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të saj.

Nga kjo përplasje është rrëzuar dhe një shtyllë elektrike.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet