Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U largua nga spitali pas vdekjes së infermieres, flasin familjarët e Kosta Kaca

Shoferi i cili u përfshi në aksidentin ku humbi jetën infermierja Adelina Rizdai u tha se ishte larguar nga spitali ku po mjekohej në momentin kur mësoi ndarjen nga jeta të gruas.

Mirëpo familjarët e 24-vjeçarit Kosta Koca janë shprehur se ai është larguar nga spitali publik për tu trajtuar në një spital privat.

Burime bëjnë me dije se i riu është larguar nga spitali pa mbyllur kartelën mjekësore , mirëpo familjarët e tij thonë se ai ka qëndruar një natë te Trauma e më pas ka shkaur ne një spital privat.

“I afërmi ynë udhëtonte me një mjet BMW sipas të gjitha rregullave të qarkullimit rrugor, kjo e vërtetuar sipas kamerave të sigurisë në disa biznese aty pranë. Autoambulanca sipas policisë, por edhe dëshmitarëve, lëvizte kundravajtje në një distancë prej 2 km. Kjo vërtetohet lehtësisht nga GPS i autoambulancës. Gjithashtu, edhe nga libri i emergjencës së Spitalit të Sarandës, ku autoambulanca nuk ishte nisur për urgjence, por për të çuar në banesë të ndjerën.

Në lidhje me shpalljen në kërkim, duam t’iu sqarojmë se i afërmi ynë ka qenë i dëmtuar nga aksidenti. Ai u mjekua në Spitalin e Sarandës dhe më pas udhëtoi në Spitalin e Traumës dhe qëndroi vetëm 1 ditë. Ai nuk është arratisur nga spitali publik për asnjë rast, por vetëm ka qëndruar 1 natë në atë spital dhe me pas është mjekuar në një spital privat pa asnjë mase ndaluese. Jemi të gatshëm që të presim rezultatet e ekspertizës autoteknike“, treguan familjarët e 24 vjeçarit.

Gjatë aksidentit që ndodhi mëngjesin e 21 shtatorit ku një ambulancë u përplas me një makinë tip “BMW X5” mbetën të pla gosur infermierja Adelina Rizvani, shoferi i makinës 24 vjeçari Kosta Koca dhe shoferi i ambulancës. Rizvai pësoi dëmtime të rën da, por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet