Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studimi/ Vitamina D ul rrezikshmërinë e koronavirusit, ekspertja: Ja ushqimet se si mund të përfitohet

Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, u fol mbi një studim të publikuar nga një ekspert britanik.

Në studim thuhet se vitamina D në organizëm, ul ndjeshëm rrezikshmërinë e virusit COVID-19. Nutrocionistia Enkeleida Ferrollari, e ftuar në “Ftesë në 5” tregoi ushqimet që rrisin prezencën e kësaj vitamine “çudibërëse”.

“Burimet se si mund ta përfitojmë vitaminën D janë salmoni, veza, peshqit e yndyrshëm. Nuk kemi mungesë të vezës, kemi mundësi të hamë.

Ekspozimi në diell krijon sasi të nevojshme të vitaminës D, kështu që nuk ka mungesë. Mungesa e Vitaminës D është më evidente në vendet nordike, ndërsa te ne dhe pjesën e Mesdheut nuk është problem prezenca e diellit”, tha Enkeleida.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet