Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Studimi! Më në fund, ky produkt siguron mbrojtje deri 96% nga koronavirusi

Nazolina, që përdorim kur na bllokohen hundët nga gripi, mund të sigurojë mbrojtje kundër Covid-19, ka sugjeruar hulumtimi.

Ferrets morën dy doza të një tretësire, e cila përmbante një molekulë artificiale të krijuar për të rritur sistemin imunitar, një ditë para se të ekspozoheshin ndaj koronavirusit, raporton “Daily Mail”.

Rezultatet zbulojnë se kjo zvogëloi rrezikun e infeksionit dhe uli shanset e transmetimit, pasi ndaloi virusin që të hynte në hundë apo në fyt deri në 96%.

Përbërja artificiale, e quajtur INNA-051, është përcaktuar të testohet tek njerëzit brenda katër muajve të ardhshëm.

Nëse miratohet, trajtimi mund të ofrojë mbrojtje shtesë për ata me rrezik të lartë nga Covid-19, duke përfshirë të moshuarit dhe ata me probleme themelore shëndetësore.
Ai është zhvilluar nga kompania australiane “Ena Respirator”.

Ai përmban molekula të krijuara për të shkaktuar receptorë TLR2 dhe TLR6 në qelizat epiteliale të mukozës që veshin fytin dhe hundën, duke rritur imunitetin.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet