Si filloi coronavirusi, nga rastet e para në Wuhan deri në një milion viktima në mbarë botën

Bota
Si filloi coronavirusi, nga rastet e para në Wuhan deri në një

Mbi një milion njerëz në mbarë botën kanë humbur jetën nga COVID-19, gjashtë muaj pasi kjo sëmundje u shpall pandemi, shkruan Sky News.

Më poshtë ju sjellim detaje se si coronavirusi u përhap nëpër botë, dhe disa prej viktimave të para që alarmuan botën.

Qyteti Wuhan në provincën kineze Hubei ishte në fokus të botës, pasi rastet e para të pneumonisë misterioze u shfaqen në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, që më 8 janar u konfirmuan si raste me COVID-19.

Tentimet për të parandaluar përhapjen e virusit në qytetin me 11 milionë banorë dështuan në fund të janarit, por kjo sëmundje u përhap në çdo provincë kineze dhe për këtë u shpall “emergjencë e shëndetit publik” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarisht, Kina ka regjistruar mbi 90 mijë raste me COVID-19 dhe afro 5 mijë vdekje, por kritikët besojnë se numri i tyre është shumë më i madh.

Pavarësisht se shumica e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ishin të moshuar, në Wuhan ka pasur shumë raste të vdekjeve që kanë prekur edhe të rinjtë siç ishte rasti i Tian Yuxi, i cili ishte vetëm 24-vjeç kur ndërroi jetë në fillim të shkurtit.

Derisa u mendua se pas izolimit total të Wuhanit do të ndalet përhapja e coronavirusit, nuk ndodhi ashtu – rasti i parë jashtë Kinës u raportua në Filipine. Pa kaluar shumë kohë vazhdoi “rrugëtimin” drejt Evropës, ku rasti i parë u regjistrua në Francë.

Për muaj të tërë Evropa u konsiderua epiqendra e virusit pas Kinës, e sikur kjo të mos mjaftonte, coronavirusi arriti përtej atlantikut, duke bërë që SHBA-të të goditen rëndë – për të vazhduar në Brazil.

Fakte interesante se si gjithçka filloi:

Më 11 janar u raportua vdekja e parë – bëhet fjalë për një 61-vjeçar nga Wuhani i Kinës.

Më 23 janar u raportuan 18 vdekje – Wuhani bëhet vendi i parë në botë që aplikon masën e izolimit total.

Më 30 janar raportohen 171 vdekje – OBSH-ja e shpall emergjencë globale në 18 shtete (jashtë Kinës).

Më 2 shkurt raportohet vdekja e parë nga COVID-19 jashtë Kinës – bëhet fjalë për një burrë 44-vjeç nga Filipinet.

Më 15 shkurt regjistrohet vdekja e parë në Evropë – një turist kinez që kishte shkuar në Francë.

Më 11 mars raportohen 4.611 raste të vdekjeve nga COVID-19 në mbarë botën – OBSH-ja e shpall pandemi.

Më 13 mars, epiqendra e coronavirusit zhvendoset në Evropë.

Më 20 mars regjistrohen mbi 10 mijë vdekje në mbarë botën.

E derisa në Evropë virusi po bënte kërdinë dhe kishte detyruar shtetet të aplikojnë izolimin total, më 26 prill coronavirusi u zhvendos në SHBA.

Më 31 prill SHBA-të tejkalojnë Kinën, për nga numri i të infektuarve dhe viktimave të COVID-19.

Më 26 maj, numri i të vdekurve shkon në mbi 100 mijë.

Më 19 qershor, coronavirusi përhapet nëpër Amerikën Latine, ku vetëm në Brazil numri i të prekurve shkoi në mbi një milion.

Më 8 korrik si rezultat i mospajtimeve rreth trajtimit të pandemisë, SHBA-të tërhiqen si anëtare të OBSH-së.

Më 6 gusht numri i rasteve me COVID-19 në Afrikë shkoi në mbi një milion.

Më 7 gusht, Meksika bëhet vendi i tretë në botë për nga numri i viktimave nga coronavirusi – me 50 mijë.

Më 11 gusht, Rusia pretendonte se kishte zhvilluar vaksinën e parë kundër COVID-19, por ekspertët kanë dyshime për këtë.

Më 16 gusht, Italia rikthen masat kufizuese nga frika se Evropa mund të goditet nga vala e dytë e COVID-19.

Më 25 gusht, Gaza aplikoi masën e izolimit total pavarësisht se prej muajsh mbante të mbyllur kufijtë.

Më 26 gusht, India regjistroi numrin më të madh të rasteve ditore në botë.

Më 27 gusht, Peruja tejkalon Belgjikën për nga numri i rasteve ditore.

Më 5 shtator fillon aplikimi i izolimit total lokal dhe masat e reja kufizuese në Britani të Madhe nga frika e valës së dytë të COVID-19.

 

ME TE LEXUARAT