Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkeljet e Elona Toros, karriera e Komisionerit Publik që duhet të ankimojë vendimin varet nga burri i gjyqtares, anëtar i KLGJ

Brenda javës së parë të tetorit përfundon afati për ankimimin në KPA nga komisioneri publik të vendimit jo unanim të shkallës së parë të vettingut, që konfirmonte në detyrë gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Elona Toro. Nga praktika e deri më tanishme, vendimet jounanime të komisionit të pavarur të kualifikimit janë apeluar. Por ankimimi ose jo nga komisineri publik, i vendimit për gjytaren Elona Toro gjendet në fije të perit, pasi shkarkimi ose vazhdimi i karrierës në sistemin e drejtësisë për gjyqtaren e Apelit të Tiranës është i lidhur drejpërdrejt me karrierën e njërit prej dy komisionerëve publikë, që kanë për detyrë apelimin e vendimit të vettingut.

Komisioneri publik, Dariel Sina kandidon për vendin e katërt vakant në Gjykatën e Lartë nga radhët e jogjyqtarëve. Ndërkohë cështja gjendet në kofilkt të pastër interesi, pasi dosja e zotit Sina në Keshillin e Lartë gjyqësor që administron kandidaturat ka pasur si relator pikërisht bashkëshortin e gjyqtares Elona Toro, z. Alban Toro.

Ky i fundit vërtet ia ka kaluar një tjetër anëtari të KLGJ-së dosjen e z. Sina, por një pjesë e mirë e punës tashmë është përgatitur dhe frika është se kryqëzimi i dy karrierave, mund të cojë në një vendimmarrje të padrejtë nga komisioneri publik duke mos apeluar vendimin dhënë nga KPK për Elona Toron.

Kjo e fundit kaloi në shkallën e parë të vettingut me një vendim jounanim të komisionit, por publikimi i vendimit zbuloi një sërë problemesh me pasurinë dhe anën profesionale të gjyqtarës së Apelit të Tiranës. Sipas anetares Etleda Çiftja, gjyqtarja Elona Toro ka bërë deklarime të ndryshme për pasurinë, ndërkohë thotë se subjekti rezulton me dhurime parash dhe hua prej mijëra eurosh të marra tek miqtë që dhe nuk juftifikohen.

Zonja Çiftja thotë se Elona Toro duhet shkarkuar nga detyra edhe për aspektin profesional pasi gjyqtarja e apelit të Tiranës ka një mënyrë pune e cila nuk pajtohet me pozicionin e saj. Ndërkohë sipas vendimit të zbardhur të KPK katër nga 5 dosjet e zgjedhura për t’u vëzhguar nga KPK, kanë rezultuar me probleme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet