Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rimëkëmbja ekonomike në Kosovë/ Hoti: Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 milion eurove

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë një lajm të mirë dhe të rëndësishëm për qytetarët e vendit të tij.

Ai ka informuar se fondi për rimëkëmbjen ekonomike 87 milionë euro tashmë është aktiv. Nga java që vjen qeveria e Kosovës do të nisë shpërndarjen e 60 mln eurove paraprake.

Ndërkohë deri në fund të vitit sipas tij në xhepat e kosovarëve do të shkojnë 87 milionë eurove.

60 milionë eurot për të cilat flet Hoti janë të gjitha subvencionim i pagave në sektorin privat, për bizneset kryesisht.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI:

#Rimekembja po ndodhë!

Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet