Pranoi publikisht që ishte gay, gazetarja ngre akuzat ndaj Gabriel Garkos: Mori 60 000 euro për ta thënë

Showbiz
Pranoi publikisht që ishte gay, gazetarja ngre akuzat ndaj Gabriel Garkos:

Të premten e kaluar Gabriel Garko zbuloi publikisht se është homoseksual para miliona shikuesve në ‘Big Brother Vip’. Aktori 48-vjeçar qau para kolegut të tij në kopshtin e shtëpisë ‘Big Brother Vip’ dhe ishte një moment emocional për të dy.

Ndërkohë Selvaggia Lucarelli, gazetare që i njeh mirë mekanizmat e komunikimit, veçanërisht atë ‘rozë’, ka deklaruar se burime pranë saj kanë zbuluar se Garko ka marrë një pagesë të majme për të rrëfyer homoseksualitetin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Selvaggia tha: Garko dëshironte të ndihej i lirë, por ai e bëri këtë gjë, sipas burimeve të mia, për 30,000 € për rrëfimin në Big Brother dhe 30,000 € për daljen e tij në emisionin “Verissimo” . Sa e vërtetë mund të jetë? Nuk e di.

Gjithashtu, aktori deklaroi se historia me aktoren Adua Del Vesco, me të cilën ka pasur një fejesë nga viti 2015 deri në 2018, nuk ishte e vërtetë. Ndërkohë s’ka asnjë reagim nga ana e tij.

 

ME TE LEXUARAT