”Po u ndryshohet vendbanimi”, Bardhi: Qeveria e Ramës ka nisur manipulimin e listave. PD po bën gati kallëzimin, askush...

Politikë
”Po u ndryshohet vendbanimi”, Bardhi: Qeveria e Ramës ka nisur

Sekretari i PD Gazment Bardhi ka denoncuar ndryshimin e vendbanimeve pa kërkesë të qytetarëve duke e cilësuar si një operacion kriminal të qeverisë për të manipuluar listat e zgjedhësve.

Kësaj radhe Bardhi thekson se PD po bën gati kallëzimin penal për Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Gjendjes Civile, Bledar Doracajn për shkelje të rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai garanton se askush nuk do të prekë votën e lirë dhe që nga Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë, kush fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve do mbajë përgjegjësi.

Por ky reagim i Bardhit është dhe një kundërpërgjigjie ndaj Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili po sot siguroi se qytetarët do të votojnë aty ku kanë votuar herën e fundit.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI:

Qeveria e Edi Ramës ka nisur manipulimin e listave dhe nuk ka mashtrim të Sandër Lleshajt që ta mbulojë këtë operacion kriminal.

Emisioni investigativ “Boom” e ka ka kapur me presh në duar Sandër Lleshajn dhe Edi Ramën. Dëshmitë e qytettarëve janë të drejtëpërdrejta dhe nuk lënë vend për diskutime. Qytetarëve u është ndërruar vendbanimi pa kërkesën e tyre, në shkelje flagrante të ligjit.

Ligji e thotë qartë se me ndryshimin e vendbanimit, qendra e votimit ndryshon automatikisht. Çfarë thotë Sandër Lleshaj, është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar manipulimin e listave të votuesve, një tjetër përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës përpara largimit të pashmangshëm.

Do apo nuk do Edi Rama, qytetarët do të dalin në votime masivisht dhe do të çlirohen nga ky regjim që vetëm i vjedh.

Askush nuk do të guxojë të prekë votën e lirë! Partia Demokratike po bën gati kallëzimin penale për Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj për shkeljen e rëndë të ligjit dhe të së drejtës për votim të qytetarëve. Që nga Sandër Lleshaj deri tek nëpunësi më i thjeshtë që fut duart në listat e votuesve për të deformuar vullnetin e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!

ME TE LEXUARAT